Zyrtar i Lartë i Prokurimit

Application ends: 11/27/2025
Apply Now

Job Description

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

◦ Zhvillon dhe zbaton planin vjetor të prokurimit, duke u siguruar që të gjitha aktivitetet e prokurimit
janë në përputhje me legjislacionin përkatës, objektivat strategjikë dhe buxhetin e KQZ;
◦ Organizon dhe menaxhon të gjitha fazat e procesit të prokurimit, përfshirë identifikimin e nevojave,
hartimin e specifikimeve të produkteve ose shërbimeve, dhe zbatimin e procedurave të tenderimit
dhe vlerësimit të ofertave;
◦ Vlerëson ofertat, negocion dhe nënshkruan kontratat me ofruesit potencialë në pajtim me ligjin;
◦ Monitoron dhe vlerëson performancën e kontraktorëve të zgjedhur për të siguruar zbatimin e
kontratave në mënyrë të drejtë dhe efikase;
◦ Identifikon rreziqet e mundshme në procesin e prokurimit dhe zbatimi i masave për të parandaluar
ose trajtuar rreziqet që mund të ndikojnë në suksesin e prokurimeve;
◦ Koordinon dhe bashkëpunon me njësitë organizative të KQZ për të adresuar nevojat e tyre për
prokurim dhe për të siguruar që veprimet janë në përputhje me qëllimet e përgjithshme të KQZ.
◦ Siguron që të gjitha veprimet e prokurimit janë të kryera në përputhje me standardet etike dhe
profesionale dhe legjislacionin e prokurimit;
◦ Përgatit raporte periodike dhe dokumenton të gjitha aktivitetet e prokurimit për KQZ dhe organet
tjera publike;
◦ Kryen edhe detyra tjera profesionale në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye
mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën
12/12/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

 

Mënyra e aplikimit

• Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

 

Burimi: https://konkursi.rks-gov.net/