TRAJNIM ONLINE: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Aplikoni për këtë punë

Emaili *

Përshkrimi i Punës

 

Kompania “Top Consulting“ e specializuar për trajnime profesionale dhe HR, organizon trajnim 3 ditorë online me temën:

-Trajnimi është i bazuar në shembuj të shumtë praktik nga përvojat e ndryshme dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen menaxherët, zyrtarët e burimeve njerëzore, apo edhe për të gjithë ju që dëshironi të merrni njohuri për të punuar në këtë department tejet atraktiv.

Temat që do të diskutohen janë:

-CIlat janë detyrat & kompetencat e Departamentit të HR-së;
-Si funksionojnë praktikisht Burimet Njerëzore?
-Si organizohet një Plan i Orientimit për punëtorët e rinjë;
-Si përgatitet në mënyrë profesionale dosja e punëtorit;
-Analiza e vendeve të punës;
-Përgatitja e shpalljeve të punës sipas analizës së nevojave të biznesit;
-Intervistimi dhe seleksionimi i kandidatëve;
-Komunikimi i HR-së me departamentet tjera brenda biznesit;
-Ndërtimi i frymës ekipore dhe ambientit sa më pozitiv brenda kompanisë;
-Kalkulimi i orëve shtesë, punës në vikende etj;
-Procesi i Rektrutimit dhe efikasiteti i tij;
-Motivimi i stafit dhe strategjitë e motivimit;
-Menaxhimi i konflikteve në vendin e punës;
-Vlerësimi i performancës dhe mënyrat e vlerësimit të punonjësve;
-Menaxhimi i shpërblimit;
-Kontratat e punës dhe llojet e tyre në biznese;
-Përgatitja e kërkesave të pushimeve vjetore, mjekësore specifike etj;
-Përpilimi i vendimeve të pushimeve;
-Shembuj praktik nga përvojat e ligjëruesve.

Rezervoni vendin përmes këtyre mënyrave:
Formularit të aplikimit në linkun: bit.ly/4bk1EFN
Tel: +383 43 578 005
E-mail: topconsulting.ks@gmail.com