Job Description

Top Consulting në bashkëpunim me FOL-Akademi e Komunikimit
organizon trajnim njëditor me temën:
TË FOLURIT PARA PUBLIKUT & KOMUNIKIMI NË BIZNES
- Data: 18 Nëntor 2025
- Orari: 12:00 – 16:00
- Lokacioni: Prishtinë
- Çmimi për person: 50 euro
- Ligjërues: Agron Krasniqi
Përmbajtja e trajnimit:
- Rëndësia e komunikimit në ambientet e biznesit;
- Të folurit para audiencës – si të tejkaloni frikën dhe stresin;
- Komunikimi verbal dhe joverbal në publik;
- Si të përshtatni mesazhin sipas audiencës;
- Teknikat për një prezantim profesional dhe bindës;
- Si të mbani vëmendjen e publikut gjatë prezantimit;
- Rëndësia e gjuhës trupore dhe tonit të zërit;
- Menaxhimi i emocioneve gjatë prezantimeve;
- Rritja e vetëbesimit në komunikim dhe paraqitje publike.
Kujt i dedikohet trajnimi:
- Përfaqësuesve të bizneseve (pronarë, CEO, menaxherë, zv.menaxherë);
- Profesionistëve të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun;
- Individëve që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në prezantim publik;
- Start-up bizneseve që duan të përmirësojnë imazhin e tyre përmes komunikimit efektiv;
- Të gjithë atyre që duan të ndihen më të sigurt dhe më profesionistë në të folurit para publikut.
Rezervoni vendin tuaj përmes:
Formularit online: https://forms.gle/eyLXS2phZtHiDs3p6
Tel: +383 43 578 005
Email: toptrajnime.ks@gmail.com
Secili pjesëmarrës në fund të trajnimit do të pajiset me Certifikatë pjesëmarrjeje!
Numri i vendeve është i kufizuar!