Job Description

Pjesëmarrësit në trajnim do të mësojnë:
- Si të kuptosh bazat e programit SPSS, strukturën e të dhënave, variablat dhe mënyrën e organizimit të tyre për analizë statistikore.
- Si të aplikosh analizat statistikore përshkruese si mesatarja, devijimi standard, frekuencat dhe përqindjet për interpretim fillestar të rezultateve.
- Si të realizosh teste statistikore inferenciale si t-test, ANOVA, Chi-square dhe korelacionet për krahasim grupesh dhe matje të lidhjeve mes variablave.
- Si të vizualizosh të dhënat përmes grafikëve dhe diagrameve që rrisin kuptueshmërinë dhe ndikimin vizual të rezultateve.
- Si të interpretohesh rezultatet statistikore në mënyrë të qartë, profesionale dhe të aplikueshme në raportime shkencore apo projekte kërkimore.
- Si të eksportosh dhe prezantosh rezultatet nga SPSS në formë tabelash dhe grafikësh për raporte, prezantime apo publikime akademike.
Si të regjistroheni?
Plotësoni formularin në linkun: https://forms.gle/oDms8aEeYe4Wmjoi8
Kontakto: +383 43 578 005
Email: topconsulting22@gmail.com