Job Description
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës: ̈Përfaqësues/e të shitjes në terren (2)
Orari i punës:
E hënë – E premte
30 orë në javë
Lokacioni: Prishtinë
Rreth kompanisë
TOP CONSULTING është kompani e specializuar në konsulencë biznesi, trajnime profesionale dhe rekrutim të stafit.
Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për prezantimin dhe promovimin e shërbimeve të kompanisë tek klientët potencialë, zhvillimin e marrëdhënieve profesionale dhe rritjen e portofolit të klientëve përmes angazhimit aktiv në terren.
Detyrat & Përgjegjësitë
Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve potencialë (B2B)
Prezantimi i trajnimeve dhe shërbimeve të kompanisë
Përgatitja dhe prezantimi i ofertave
Negocimi dhe mbyllja e marrëveshjeve
Raportim mbi aktivitetet dhe rezultatet e arritura
Kriteret
Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
Përvojë në shitje (avantazh)
Gatishmëri për punë aktive në terren
Njohur bazike të MS Office
Patent shoferi (kategoria B)
Benefitet
Pagë fikse + bonuse bazuar në performancë
Mundësi për avancim dhe zhvillim profesional
Trajnime të strukturuara dhe mbështetje e vazhdueshme nga kompania
Mënyrat e aplikimit
̈ :CV-të mund të dërgohen në: topconsulting22@gmail.com
Ju lutem që në Subject të e-mailit të cekni titullin e pozitës për të cilën aplikoni.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen
