KONKURS PUNE- PËR KLIENTIN

05/22/2026
Application ends: 05/28/2026
Apply Now

Apply for this job

Upload CV (doc, docx, pdf)

Job Description

KONKURS PUNE- PËR KLIENTIN

POZITA: MENAXHER/E I/E FINANCAVE & KONTABILITETIT

Top Consulting, kompani e specializuar në rekrutimin e stafit, menaxhimin e burimeve njerëzore 
dhe trajnimeve profesionale, për një klient– një kompani shumë e suksesshme në sektorin e Beauty & Cosmetics.
shpall konkurs pune për pozitën:

MENAXHER/E I/E FINANCAVE & KONTABILITETIT

Lokacioni: Magjistralja Prishtinë–Shkup, Çagllavicë
 Orar i plotë (e hënë – e premte), 40 orë në javë

Detyrat & Përgjegjësitë:

I. Menaxhimi, Planifikimi dhe Analiza Financiare
• Hartimi dhe menaxhimi i strategjive financiare dhe i buxheteve në përputhje me
objektivat organizative, duke siguruar parashikime të sakta financiare dhe
shpërndarje efikase të burimeve
• Ofrimi i këshillave dhe udhëzimeve financiare për menaxhmentin në mbështetje
të vendim-marrjeve.
* Monitorimi i performancës financiare dhe i fluksit të parasë për të siguruar
stabilitet financiar të kompanisë dhe optimizim të kapitalit punues
• Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore
• Analizimi I profitabilitetit, investimeve, trendeve të tregut dhe të të dhënave
ekonomike për të identifikuar rreziqe, dhe mundësi zhvillimi dhe efikasitet
operacional
• Monitorimi dhe analizimi I vazhdueshëm i çmimeve të produkteve dhe i
shërbimeve

II. Kontabiliteti dhe Pajtueshmëria
• Menaxhimi i proceseve të kontabilitetit, raportimeve financiare dhe obligimeve
tatimore e fiskale të kompanisë
• Sigurimi i saktësisë, pajtueshmërisë dhe I kontrollit të proceseve financiare,
kontabël dhe tatimore, në përputhje me rregulloret tatimore dhe ligjore.
• Vendosja dhe mirëmbajtja e kontrolleve të brendshme për mbrojtjen e aseteve
dhe funksionimin korrekt të proceseve financiare
• Verifikimi dhe barazimi i kartelave financiare, dhe i arkave
• Mbikëqyrja e regjistrimit të importeve dhe të blerjeve vendore të mallrave
• Menaxhimi dhe koordinimi i proceseve financiare dhe administrative
• Përgatitja e listës së pagave
• Regjistrimi i shpenzimeve dhe mjeteve themelore
• Kontrollimi dhe harmonizimi i dokumentacionin financiar dhe kontabël të
kompanisë.
• Kontrollimi dhe barazimi i bilancit vërtetues në baza mujore
• Sigurimi i dokumentacionit të nevojshëm gjatë kontrolleve nga ATK-ja dhe nga
organet e tjera kompetente

III. Udhëheqja e Ekipit
• Menaxhimi i ekipit të administratës dhe financave, si dhe mbështetja dhe
mentorimi i punonjësve të përfshirë në proceset financiare
IV. Koordinimi dhe Bashkëpunimi me Palët e Jashtme
• Koordinimi dhe bashkëpunimi me palët e jashtme si: departamentet financiare
të partnerëve, institucionet bankare, organet rregullative si Inspektorët, ATK e të
tjerë.

Kriteret e Punësimit
• Përgatitje universitare në Financa dhe Kontabilitet
• Përvojë pune në menaxhim
• Të jetë kontabilist/e i/e certifikuar (përparësi)
• Njohuri të mira në përdorimin e softuerëve kontabël
• Njohuri të gjuhës angleze (përparësi)
• Njohuri të Microsoft Office (Word, Excel)
• Aftësi për përshtatje dhe fleksibilitet në punë
• Aftësi të mira komunikuese dhe analitike
Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mailit në:
info@topconsulting-ks.com Në subjektin e e-mailit, ju lutemi të shënoni titullin e pozitës. ️ Afati i fundit për aplikim: 28 Maj 2026