Kontabilist

Application ends: 11/11/2025
Apply Now

Job Description

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) është institucion i pavarur, i themeluar për të administruar sistemin e kursimeve të obligueshme pensionale në Kosovë, dhe vepron në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-101 për fondet pensionale në Kosovë dhe me plotësimet e mëtutjeshme të këtij ligji. FKPK-ja, në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 ri-shpall:

KONKURS PUBLIK

për plotësimin e vendit të punës me të dhënat si në vijim:

Titulli i pozitës: KONTABILIST
Orari: 3-4 ditë në javë
Numri i referencës: KON072025
Kohëzgjatja e emërimit: Kontratë 1 vjeçare (me mundësi vazhdimi)
Adresa: Rr. “Perandori Justinian” Nr. 71, 10000 Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:
RAPORTET:
  • Në përputhje me SNRF-të, përgatitë pasqyrat financiare vjetore për Operacionet e FKPK-së dhe për Mjetet Pensionale (në shqip, anglisht dhe serbisht).
  • Përpilon pasqyrat e detajuara mujore për Pozicionin Financiar, Pasqyrën e të Ardhurave, si dhe Shpenzimet kundrejt Buxhetit për qëllim të brendshëm.
  • Ndihmon në përpilimin e raporteve periodike të nevojshme për raportim elektronik (FINA) në BQK.
  • Bën raportimet e nevojshme në Administratën Tatimore brenda afateve të përcaktuara.
KONTABILITETI DHE PAGESAT:
  • Mirëmban planin kontabël në Librin e Përgjithshëm (LP).
  • Bën regjistrimet fillestare për vitin kontabël dhe ato përmbyllëse për muajin / vitin.
  • Përgatit lejimin e brendshëm për pagesat bashkë me regjistrimet kontabël të Operacioneve, me dokumentacionin burimor të mjaftueshëm dhe autorizimet në përputhje me politikat e brendshme.
  • Regjistron në LP transaksionet e llogarive bankare të Operacioneve dhe siguron harmonizimin me gjendjet përkatëse.
  • Në baza mujore harmonizon gjendjen e Fondeve Pensionale në sistemin administrativ me atë në LP.
POLITIKAT DHE PROCEDURAT:
  • Informon mbi ndryshimet në legjislacionin tatimor, SNRF-të dhe rregullat e opinionet tjera me ndikim në politikat financiare dhe kontabël të FKPK-së.
  • Rekomandon ndryshime në politikat dhe procedurat kontabël dhe ato financiare; siguron veprim në përputhshmëri të plotë me të njëjtat.
Mjetet Pensionale dhe të tjera:
  • Në mungesë të zyrtarit financiar, kryen punët që ndërlidhen me vlerësimin ditor të Fondeve Pensionale në sistemin administrativ të kursimeve pensionale.
  • Kryen detyra të tjera që mund t’i caktohen nga Drejtori Menaxhues, Drejtori për Financa, apo Bordi Drejtues, si dhe ato të përcaktuara në procedurat dhe politikat e brendshme të FKPK-së.
Kriteret e konkursit:
Edukimi: Baçelor në financa, kontabilitet ose ngjashëm (të diplomuarit jashtë Kosovës duhet ta kenë diplomën e nostrifikuar).
Certifikimi: Së paku “Teknik i kontabilitetit”
Përvoja: Së paku pesë (5) vjet përvoje pune në kontabilitet / financa.
Afati dhe mënyra e konkurrimit:
  • Afati për konkurrim është i hapur prej 27 tetor 2025 e deri më 11 nëntor 2025, ora 16:00.
  • Aplikimi për këtë pozitë bëhet duke dërguar email me temë “KON072025” në adresën: recruitment@trusti.org , dhe duke bashkangjitur dokumentet në vijim (në shqip, anglisht ose serbisht):
  1. Biografinë (CV);
  2. Letrën motivuese;
  3. Referencat apo dokumente të tjera që e dëshmojnë përvojën e kërkuar në lëmin përkatës;
  4. Kopjet e certifikatave profesionale dhe diplomave universitare e post-universitare të deklaruara në CV;
  5. Certifikata e historisë penale.

Shënim:
– Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit do të shqyrtohen dhe kontaktohen për më tutje.
– Përvoja e punës në kontabilitet / financa të fondeve pensionale si dhe nivelet e certifikimet profesionale të kontabilitetit (ACCA, ShKÇAK, IKAF, IAAB ose ngjashëm) poentohet më shumë.

– Kandidatët mund t’i nënshtrohen testimit për vlerësimin e aftësive të kërkuara.

FKPK-ja është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta për të gjithë!

 

Burimi: recruitment@trusti.org