Job Description
Top Consulting, kompani e specializuar në rekrutimin e stafit, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe trajnimeve profesionale, për një nga klientët e saj – një kompani shumë e suksesshme në sektorin e Beauty & Cosmetics – shpall konkurs pune për pozitën:
MENAXHER/E I/E FINANCAVE & KONTABILITETIT
Orari: Orar i plotë (e hënë – e premte), 40 orë në javë
Detyrat & Përgjegjësitë
I. Menaxhimi Strategjik Financiar
• Hartimi dhe mbikëqyrja e strategjive financiare të kompanisë, në përputhje me objektivat organizative
• Ofrimi i këshillave dhe udhëzimeve financiare për CEO-n dhe ekipin ekzekutiv
• Identifikimi dhe minimizimi i rreziqeve financiare për të siguruar qëndrueshmëri dhe rritje të kompanisë
• Analizimi i trendeve të tregut dhe të të dhënave ekonomike për të identifikuar ndikimet e mundshme në biznes
II. Planifikimi dhe Analiza Financiare
• Përgatitja dhe menaxhimi i buxheteve, duke siguruar parashikime të sakta financiare dhe shpërndarje efikase të burimeve
• Monitorimi i performancës financiare dhe përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore
• Mbikëqyrja e fluksit të parasë për të siguruar stabilitet financiar dhe optimizim të kapitalit punues
• Analizimi i profitabilitetit të produkteve, projekteve dhe investimeve të reja
III. Kontabiliteti dhe Pajtueshmëria
• Menaxhimi dhe kontrolli i proceseve të kontabilitetit për të siguruar raportim të saktë financiar
• Monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i çmimeve të produkteve dhe shërbimeve
• Verifikimi dhe barazimi i kartelave financiare të furnitorëve, klientëve dhe bashkëpunëtorëve
• Mbikëqyrja e regjistrimit të importeve dhe blerjeve vendore të mallrave në programin financiar
• Verifikimi i barazimit të arkave përmes sistemit dhe dokumentacionit përkatës
• Bashkëpunim i ngushtë me personat përgjegjës për pagesa, faturim dhe administratë
• Përgatitja dhe verifikimi i listës së pagave të punonjësve
• Regjistrimi i shpenzimeve dhe mjeteve themelore
• Sigurimi i pajtueshmërisë me rregulloret tatimore dhe obligimet ligjore financiare
• Vendosja dhe mirëmbajtja e kontrolleve të brendshme për mbrojtjen e aseteve të kompanisë
• Koordinimi dhe komunikimi me të gjitha organet rregullative
• Përgatitja dhe deklarimi i obligimeve tatimore, përfshirë tatimin në paga, TVSH-në dhe deklaratat TM1, TM2, TM3 dhe TM4
• Kontrollimi dhe harmonizimi i faturave të blerjes dhe shitjes me të dhënat e regjistruara në softuerin e kontabilitetit para deklarimit mujor të TVSH-së
• Kontrollimi dhe barazimi i bilancit vërtetues në baza mujore
• Përgatitja e pasqyrave financiare vjetore dhe deklaratës së tatimit në fitim
• Bashkëpunimi me inspektorët dhe sigurimi i dokumentacionit të nevojshëm gjatë kontrolleve nga ATK-ja dhe organet tjera kompetente
IV. Udhëheqja e Ekipit
• Menaxhimi i ekipit të administratës dhe financave, si dhe mbështetja dhe mentorimi i punonjësve të përfshirë në proceset financiare
V. Komunikimi dhe Bashkëpunimi me Palët e Jashtme
• Bashkëpunimi me palët e jashtme, si departamentet financiare të partnerëve dhe institucionet bankare
Kriteret e Punësimit
• Përvojë pune në menaxhim
• Të jetë kontabilist/e i/e certifikuar (avantazh)
• Njohuri të mira në përdorimin e softuerëve kontabël
• Njohuri të gjuhës angleze
• Njohuri të Microsoft Office (Word, Excel)
• Aftësi për përshtatje dhe fleksibilitet në punë
• Aftësi të mira komunikuese dhe analitike
Si të aplikoni?
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mailit në:
info@topconsulting-ks.com
Në subjektin e e-mailit, ju lutemi të shënoni titullin e pozitës.
️ Afati i fundit për aplikim: 28 Maj 2026