Inxhinier i Planifikimit të Rrjetit

09/26/2024

Job Description

Inxhinier i Planifikimit të Rrjetit

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

Inxhinier të Planifikimit të Rrjetit

Kush jemi ne?

TË RINJ

71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR

Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?

Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve.
Programi i Mirëqenies së Punonjësve
Orari fleksibël i punës gjatë javës
Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile(MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTVsë dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çka ofrojmë ne?

Planifikimi për ndertimit te rrjetave HFC dhe rrjetave optike
Zgjidhja e rasteve ku kërkohet planifikimi i rrjetit për mbulueshmërinë e zonës së pambuluar sipas kërkesave nga departamentet tjera në baza ditore
Modifikimi i projekteve ekzistuese në bazë të kërkesave nga departamentet tjera
Marrja e shenimeve në terren sipas nevojës me qëllim të planifikimit të rrjetit
Përcjellja e punëve në platformat JIRA dhe VCCE
Hapja e urdhëresave të punës në JIRA për ekipet e implementimit dhe ekipet tjera sipas nevojës
Raportimi i puneve te perfunduara
Dokumentimi i rrjetit ekzistues HFC dhe rrjetit ekzistues optik
Vizitat në teren tek klientët potencial që dëshirojnë të kyqen në rrjetin IPKO
Mbështetje teknike për departamentet tjera sipas kërkesë.
Raportimi tek mbikëqyrësit .
Çfarë presim nga ju?

Fakulteti i Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike – Drejtimi Telekomunikacion
Çertifikata dhe kualifikime në fushën e rrjetave HFC dhe Rrjetave Optike
Aftësi për të punuar në ambiente stresuese dhe nën presion të punës.
Njohuri të mira teknike dhe njohuri në rrjetave HFC dhe rrjetave optike.
Është e preferuar e kaluara profesionale në IT, rrjeta, baza të dhënave dhe GIS.
Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim.
Të ketë njohuri në punën me AutoCAD dhe aplikacionet GIS
Duhet të ketë aftësi të mira komunikuese, i motivuar për punë në ekipe dhe bashkëpunim të mirë me ekipet kontraktuese.
Të jetë në gjendje të zgjidhë problemet dhe të japë propozime të reja.
Të jetë në gjendje të punojë nën presion dhe po të jetë e nevojshme edhe jashtë orarit të punës.
Të jetë në gjendje të mbaj kujdestari jashtë orarit të punës në rast të kërkesës.
Të ketë orientim të mirë në hapësirë
Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale

Data e fundit për aplikim: 01.10.2024

Burimi:info@ipkofoundation.org