Inspektor i Ndërtimit

Application ends: 11/22/2025
Apply Now

Job Description

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

• Të kontrollojë produktet ndërtimore, pajisjet, aparatet, repromaterialin për prodhim, përpunim dhe
finalizim, si dhe prodhimet në të gjitha fazat e prodhimit dhe në të gjitha vendet ku gjenden dhe
dokumentacionin tjetër përkatës të nevojshëm me qellim të mbikëqyrjes së zbatimit të dispozitave ligjore;
• Merr pjesë në inspektimin e objekteve ndërtimore për të verifikuar dokumentacionin e nevojshëm rreth
ndërtimit të objektit sidomos për leje ndërtimore;
• Të hyjë në çdo kohë gjatë orarit të punës, në prani të drejtuesit apo përfaqësuesit të tij, në reparte, linja
prodhimi e shfrytëzimi dhe qendra tregtimi ku ushtrojnë veprimtari subjektet e përshkruara me ligj;
• Mbikëqyrë punën e pjesëmarrësve në ndërtimin, modifikimin, përdorimin, mirëmbajtjen dhe rrënimin e
ndërtesave, si dhe cilësisë së përdorimit të produkteve të ndërtimit;
• Me rastin e inspektimit në objekte ndërtimore harton procesverbale me shkrim;
• Kujdeset për aplikimin e fletëparaqitjeve për kundërvajtje;
• Lëshon urdhëresa dhe ndalesa të përkohshme sipas rregullave ligjore për evitimin e parregullsive apo të
mungesave gjatë kryerjes së punëve për një afat të caktuar kohor;
• Ndërmerr masat e sigurisë për ndalimin e ndërtimeve pa leje;
• Merr pjesë në komisione kur ngarkohet, kryen detyrat përkatëse si dhe detyra te tjera që mund të
ngarkohen nga mbikëqyrësi në përshtatje me natyrën e punës dhe profesionit të tij.

 

Kërkesat e përgjithshme formale

◦ Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor), drejtimi Inxhinieri e
Ndërtimit, Inxhinieri Strukturore, Inxhineri Arkitekturore, Inxhinieri Gjeoteknike, Hidroteknikë.
◦ Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se
janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
◦ Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën
zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

 

Mënyra e aplikimit

• Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

 

Burimi: https://konkursi.rks-gov.net