FTESË PËR OFERTË: Ekspert për mbështetjen e grupit punues në hartimin e Projekt Udhëzimit Administrativ

Application deadline closed.

Job Description

FTESË PËR OFERTË

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve fton të gjithë ofertuesit e specializuar për:

Ekspert tematik për lehtësimin dhe mbështetjen e grupit punues në hartimin e Projekt Udhëzimit Administrativ për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare në procesin e mbështetjes së jetesës së pavarur dhe të mbikëqyrur dhe aftësimin për jetën dhe punën e pavarur.

Ofertat dhe dokumentet tuaja mund t’i dërgoni në formatin PDF deri me datë: 05.09.2024 në email adresën: procurement1@soskosova.org