FTESË PËR OFERTË 

Apply Now

Apply for this job

Upload CV (doc, docx, pdf)

Job Description

FTESË PËR OFERTË 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes  sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa  marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.  

SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar për shërbime hoteliere për punëtori për nevoja të aktivitetit:  

Organizimi i trajnimit tre-ditor i metodologjisë PRIDE – Model of Practice në Regjionin e  Mitrovicës, për gjithsej 21 pjesëmarrës në datat 21, 22 dhe 23 gusht 2024, nga ora 09:00  deri në 15:00.  

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e  cekura më poshtë

Për punëtoritë në fjalë duhet të përfshihen: 

  • Salla për punëtori me hapësirë të mjaftueshme për punë dhe aktivitete për  përafërsisht 21 pjesëmarrës,  
  • Salla të ketë projector, tabelë flipchart, lidhje stabile interneti, mundësi printimi. 
  • Salla duhet të jetë e klimatizuar dhe të ketë ndriqim dhe qetësi (3 dite) 21, 22 dhe  23 Gusht 2024 
  • 2 Kafe dhe 2 shishe ujë gjatë punëtorisë (3 ditë)  
  • Dreka me një pije joalkoolike (3 ditë)  

Oferta financiare duhet të jetë e specifikuar me cmime të ndara për: 

  1. Dreka me një pije joalkoolike për person 
  2. 1 Kafe  
  3. 1 Shishe e vogël ujë 
  4. Salla për një ditë 

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:  

  1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit  
  2. Çmimet duhet të kuotohen në euro pa TVSH 
  3. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare

Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme 7 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë 

Kriteret për përzgjedhje: 

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;  
  • Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura, çmimi më i lirë  

 

Dergo Oferten në email: procurement1@soskosova.org

Burimi:https://soskosova.org