HIB Petrol

+38338777777 +38338777*** show
info@hibpetrol.com
Open Job - 1

About Company

HIB Petrol’ është kompani që mirret me transportin dhe shitjen e derivateve të naftës në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Fillet e kompanisë datojnë qysh prej vitit 1992 kur HIB Petrol filloi biznesin lokal në qytetin e Ferizajit me një stacion të vogël të derivateve në kuadër të së cilit funksiononte edhe marketi dhe restorantet, më pas falë përkushtimit dhe punës së palodhshme ndër vite kemi arritur të jemi prezent me 23 pika të shitjes në 13 qytete të Kosovës dhe 1 pikë të shitjes ne Shkup, Maqedonia e Veriut dhe kemi rreth 1000+ individë si staf punues.

Produkte dhe shërbime cilësore, përgjegjësi sociale dhe integirteti, janë virtytet themelore të filozofisë tonë korporative të cilat na kanë bërë që sot të gëzojmë suksesin e një lideri në tregun e kësaj natyre. Puna në një treg sfidues jo gjithmonë është e lehtë arsye për të cilat HIB Petrol ka vendosur standarde të larta të cilësis, performancës dhe sjelljes etike biznesore. Principet e kompanisë tonë bazohen në promovimin e besimit, punës në ekip si dhe profesionalizmit.

Besojmë fuqishëm se kualiteti nuk është luks por e drejtë fundamentale andaj ndër vite jemi munduar të sjellim derviatet me kualitetin më të lartë të cilësisë duke testuar naftën e importuar në laboratorët me standardet me të larta të autorizuara për shërbime të kësaj natyre. Strategjia e furnizimit me zero gabime është definuar në Manualin e Cilësisë kornizë nën të cilën HIB Petrol operon. Përveq Manualit të Cilësisë HIB Petrol operon brenda kornizave të standardit ISO 9001 për menaxhimin e cilësisë, si dhe ISO -14001 për menaxhim mjedisorë.

Dëshira dhe vullneti për produkte cilësore na ka shtyer në lidhjen e kontrata me gjigand botërorë për importin dhe shitjen e derivateve Unleaded 100 RON Power, Euro Super 95, Euro Diesel 10 PPM, Euro Diesel 10 PPM Power.

HIB Petrol po ashtu ka zhvilluar edhe projektin për “Rishiqim social dhe të ambientit” nga IFC dhe në kuadër të këtij projekti jemi pajisur me çertifikatën e Standardit.

Misioni
Misioni i HIB Petrol është që të ofrojmë derivate cilësore të naftës, profesionalizëm dhe korrektësi në shërbime gjithnjë duke ruajtur shëndetin e njerëzve dhe ambientin në të cilin operojmë. Që të mbështesim njerëzit dhe të investojmë vazhdimisht në ekoniminë e Kosovës duke rritur numrin e të punësuarve dhe duke mbështetur furnizuesit lokal. Të mbështesim iniciativat dhe organizatat lokale të përzgjedhura me kujdes që ndihmojnë në ndërtimin e udhëheqësve te ardhshëm përmes edukimit dhe sportit.
Mbrojmë njerëzit dhe ambientin në çdo veprim që bëjmë
Motivojmë puntorët tonë për të punuar së bashku dhe vazhdimisht të përmirësojmë performancën
Kuptojmë-takojmë pritjet dhe nevojat e klientëve tanë
Përdorim procese dhe teknologji efektive
Duke qenë qytetarë të mirë korporativ që ofrojnë mundësi punësimi si dhe përkrahë komunitetin në të cilin jetojmë dhe veprojmë.

Vizioni
Kompania jonë ka si synim zgjerimin e rrjetit brenda Kosovës aty ku nuk jemi prezent dhe në vendet e rajonit, që të jemi zgjedhja për një stacion shërbimi në tërë territorin e Republikës së Kosovës i njohur për shërbimin e shkëlqyeshëm, cilësorë dhe miqësorë.

Një brend, një imazh, një nivel.