Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve dhe programeve të trajnimit, Top Consulting fton trajnerë/e dhe profesionistë me ekspertizë në fusha të ndryshme të aplikojnë për bashkëpunim profesional.
Synimi ynë është zhvillimi dhe ofrimi i moduleve të trajnimit me prezencë fizike (Prishtinë) dhe online, të dizajnuara sipas nevojave konkrete të sektorit privat në Kosovë.
Fushat e trajnimit perfshijne:
Menaxhim dhe Lidership
Burime Njerëzore
Shitje dhe Shërbim ndaj Klientit
Marketing Dixhital & Rrjete Sociale
Administratë
Teknologji Informative (IT)
Menaxhim Projektesh
Fusha Juridike dhe Ligjore për Bizneset
Kërkojmë profesionistë që:
Kanë përvojë në mbajtjen e trajnimeve
Kanë aftësi të mira prezantuese dhe komunikuese
Janë të gatshëm për angazhim në projekte konkrete (fizike dhe/ose online)
Menyrat e aplikimit
Të interesuarit mund të dërgojnë:
CV-në
Një prezantim të shkurtër profesional
Modulin/fushën për të cilën aplikojnë në email: info@topconsulting-ks.com