Job Description
Agjent i Shitjes – Njësia e Biznesit Tregtarë
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Agjent i Shitjes – Njësia e Biznesit Tregtarë
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
- Programi i mirëqenies se punëtorëve;
- Orari fleksibël i punës gjatë javës;
- Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
- Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
- Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
- Të menaxhoni dhe zgjeroni rrjetin e shitësve duke siguruar mbulimin e zonave urbane dhe rurale.
- Të koordinoni dhe mbikëqyrni aktivitetet e Koordinatorëve të Shitësve të rajonit, duke siguruar që produktet dhe shërbimet e IPKO të jenë të disponueshme dhe të përfaqësojnë më së miri kompaninë.
- Të identifikoni dhe adresoni nevojat e klientëve përmes rrjetit të shitësve, duke ofruar shërbime dhe mbështetje të ngjashme me ato të dyqaneve IPKO.
- Të zhvilloni dhe implementoni strategji për të rritur ndjeshëm praninë e rrjetit të shitësve në zonat rurale, duke përmirësuar aksesin e klientëve në produktet dhe shërbimet tona.
- Të siguroheni që rrjeti i shitësve të funksionojë jo vetëm si pikë shitjeje, por edhe si pikë promovuese ku nevojat e klientëve identifikohen dhe plotësohen.
- Të analizoni performancën e shitësve dhe të rekomandoni masa për përmirësimin e efikasitetit dhe shërbimit ndaj klientëve.
- Të përfaqësoni IPKO-në në ndërveprimet e saj me shitësit dhe të siguroni përputhshmëri me politikat e brendshme dhe misionin e kompanisë.
- Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
- Diplome Universitare në fushat e Menaxhmentit, Administrimit të Biznesit ose të ngjashme;
- Shkathtësi të mira teknike dhe analitike për të zgjidhur sfidat dhe për të përmirësuar rrjetin e shitësve;
- Aftësi për të komunikuar në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje me punonjësit, kontraktuesit, dhe shitësit;
- Shkathtësi të fuqishme në komunikim, si me gojë ashtu edhe me shkrim, për të bashkëvepruar me palë të ndryshme brenda dhe jashtë kompanisë.
Vendi i punës: IPKO, Shop Gjilan
Data e fundit për aplikim: 04.10.2024
Burimi:https://shop.ipko.com/