Job Description
Inxhinier i Implementimit të Rrjetit
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Inxhinier të Implementimit të Rrjetit
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve.
- Programi i Mirëqenies së Punonjësve
- Orari fleksibël i punës gjatë javës
- Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
- Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
- Përfitimet Mobile(MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Shërbimet e Internetit, DTVsë dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
- Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
- Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
- Mbikëqyrja e ndërtimit të rrjetave HFC dhe rrjetave optike;
- Kontrolli ditor i Kontraktorëve në implementimin e punëve ditore;
- Zgjidhja e problemeve lidhur me infrastrukturën ajrore dhe nëntokësore të IPKO-s;
- Marrja e shënimeve dhe ofrimi i alternativave për lidhjen e klientave potencial;
- Modifikimet i projekteve të rrjetave HFC në raste urgjente dhe raportimi i tyre në ekipin e Planifikimit ;
- Përciellja e platformave JIRA dhe VCCE;
- Dërgimi dhe përciellja e punëve “WO” tek kontraktorët e Regjionit;
- Raportimi i punëve të përfunduara;
- Vizitat në teren tek klientët që kërkojnë të kyçen në rrjetin e IPKO-së në koordinim me ekipin e planifikimit dhe të shitjes;
- Mbështetje teknike për njësinë se Fibrit Optik dhe njësisë së mirëmbajtjes në raste të mosfunksionimit të rrjetit kabllor;
- Matja e nivelit të sinjalit më pajisje matëse të përshtatshme;
- Pranimet teknike të punëve të përfunduara nga Kontraktorët dhe raportimi i tyre;
- Raportimi tek mbikëqyrësit.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
- Fakulteti i Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike ose fushë relevante
- Njohuri të mira teknike dhe njohuri në rrejtave HFC dhe rrjetave optike;
- Është e preferuar e kaluara profesionale në IT, rrjeta, dhe aplikacione në bazë të Microsoft;
- Të ketë njohuri në punën me pajisjet matëse: Instrument për testim të sinjalit (JDSU dhe One X), OTDR, Optical Power Meter, Spectrum Analyzer;
- Duhet të ketë aftësi të mira komunikuese, i motivuar për punë në ekipe dhe aftësi të bashkëpunimi;
- Të jetë në gjendje të zgjidhë problemet dhe të japë propozime të reja;
- Të jetë në gjendje të mbaj kujdestari jashtë orarit të punës në rast të kërkesës;
Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale
Data e fundit për aplikim: 01.10.2024
Burimi:info@ipkofoundation.org