Ftesë për Ofertë – Shërbime Universale Postare

Job Description

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kanë nevojë për: Shërbime Universale Postare; pranimin, bartjen dhe dorëzimin në trafikun e brendshëm dhe ndërkombëtarë të dërgesave

Me këtë rast ju bëjmë thirje për ofertë sipas specifikacionit në vijim:

  • Pranimin, përpunimin, bartjen dhe dorëzimin e dërgesave postare brenda territorit të Kosovës
  • Pranimin, përpunimin, bartjen dhe dorëzimin e dërgesave postare jashtë territorit të Kosovës duke përfshirë:
  • Shtetet fqinje të Kosovës
  • Të gjitha shtetet e Evropës
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • Kanada
  • Vende të tjera

Në ofertë duhet të jetë cmimi I ndarë për trafik të brendshëm dhe ndërkombëtarë për një letër

zarf (pliko) të thjeshtë me peshë:

-deri-50 gr

-50-100 gr

-100-250 gr

-250-500 gr

Ofertuesi bashkë me ofertën duhet të dërgojë:

  1. Certifikatën e regjistrimit të biznesit/NUI
  2. Oferta të jetë me logo ose e nënshkruar dhe vulosur
  3. Cmimet të ceken në euro pa tvsh
  4. Në ofertë cmimi duhet të jetë I ndarë për njësi sipas peshës

Kriteret e vlerësimit:

  1. Plotësimi i specifikacionit
  2. Pas plotësimit të specifikacionit, cmimi më i lirë

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni në email adresën: procuremet1@soskosova.org deri me: 30.09.2024

 

Burimi:https://www.usaid.gov/