Job Description
Kompetencat
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Menaxhim të Informacionit, apo në një fushë tjetër të ngjashme.
- Të paktën dy (2) vite përvojë pune në fushën e administrimit të aplikacioneve ose në një rol të ngjashëm.
- Njohuri dhe eksperiencë me sisteme të databazave dhe aplikacioneve.
- Njohja në proceset bankare, përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe analitike.
- Aftësi të mira të komunikimit dhe bashkëpunimi me ekipe të ndryshme.
- Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.
Përshkrim i vendi të punës
- Përgjegjës për administrimin e sistemit bankar në departamentin e Teknologjisë Informatike.
- Bën raporte automatike dhe asiston në përgatitjen e raporteve sipas kërkesës.
- Asiston në optimizimin e punëve dhe procedurave në SQL Databazë dhe rekomandon zgjidhje të tjera në lidhje me punët e databazës.
- Asiston në mirëmbajtjen e sistemit softuerik bankar.
- Koordinon, në bashkëpunim me mbikëqyrësin, punët për zhvillim me shërbimet tjerë të Bankës.
- Monitoron bazat e të dhënave me qëllim të optimizimit të performancave, qasjes ndaj resurseve, implementimit fizik të bazave të të dhënave, realizimit të integrimeve të ndryshme të bazave të të dhënave, migrimeve ndërmjet bazave, mbajtjes/konversionit, planifikimit të kapaciteteve të aplikacioneve të reja.
- Vlerëson, rekomandon dhe teston procedurat, softuerët dhe harduerët e rinj.
- Monitoron dhe menaxhon procedurat për arkivim të bazave të të dhënave, log-ave; mirëmbajtjen dhe mbindërtimin e softuerit për menaxhim me bazat e të dhënave.
- Siguron që të gjitha aplikacionet të jenë në përputhje me politikat dhe standardet e sigurisë së TI-së.
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 25 gusht 2024.
Burimi: https://www.bpbbank.com/karriera/aplikacion-per-punesim/?job_id=649