Job Description
TITAN Sharrcem ka një mundësi të shkëlqyeshme për Operator i CCR. Operatori i CCR është përgjegjës për operimin e seksioneve të ndryshme të impiantit nga Dhoma Qendrore e Kontrollit (CCR). Ky pozicion siguron pajtueshmëri me të gjitha standardet, politikat dhe rregulloret për aktivitete të sigurta të prodhimit, të shëndosha për mjedisin.
Përgjegjësitë kryesore
- Operimi i paisjeve dhe optimizimi i parametrave të procesit.
- Koordinimi me punëtorët në repart nga CCR për një operim të qetë të paisjeve.
- Matja e parametrave të ndryshëm të procesit
- Regjistrimi i parametrave të procesit në regjistrin për seksionin përkatës
- Inspektimi i parametrave specifik në baza të rregullta
- Kryen detyra shtesë të caktuara nga koordinatori i ndrrimit.
Profili i Kanditatit
- I diplomuar (Bachelor) në Inxhinieri Kimike / Elektrike / Metalurgjike / Mekanike, Mekatronikë ose të ngjashme e preferueshme.
- Eksperiencë në Industri, veçanërisht në industrin e çimentos, konsiderohet përparësi.
- Njohuri rreth procesin e prodhimit të çimentos dhe teknologjisë konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira për përdorim të kompjuterit
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
- Përkushtim ndaj Sigurisë në Punë dhe Punës Ekipore
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi si verbal ashtu edhe në të shkruar.
- Shkathtësi në Planifikim, Organizim dhe Menaxhim të Kohës.
- I aftë të punoj nën presion dhe operoj paisje të ndryshme njëkohësisht.
- Shkathtësi të mira për marrje të vendimeve / zgjidhje të problemeve
- I aftë të jep sqarime të kjarta rreth problemeve, prishjeve dhe lokacioneve.
Aplikimet pranohen vetëm përmes systemit tonë të rekrutimit, andaj ju lutem aplikoni në linkun e mëposhtëm: