Job Description
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
1. Përgatitja e koncepteve/detyrave projektuese për Hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor
duke përfshirë : Planin Zhvillimor Komunal, Hartën Zonale të Komunës dhe Planet Rregulluese të
Hollësishme.
2. Koordinon mbikëqyrjen e proceseve të hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe organizon
debatet/ shqyrtimet publike me qytetarë.
3. Përputhja e dokumenteve të tjera brenda drejtoratit me dokumentet e planifikimit hapësinor.
4. Përgatitja e detyrave projektuese për hartimin e projekteve kryesore për zhvillime në infrastrukturë
publike, sociale dhe teknike në përputhje me dokumentet e planifikimit hapësinor.
5. Planifikimi i zhvillimeve në hapësirat e caktuara të cilat janë të trajtuara me dokumentet e planifikimit
hapësinor, por mungojnë zgjidhjet sipas normave teknike urbane për çështje të ndryshme. Në bazë të kësaj
ofrimi i propozimeve për zgjidhje.
6. Përgatitja e informacioneve urbane/ ekstrakteve nga dokumentet e planifikimit hapësinor sipas
kërkesave të palëve dhe subjekteve të tjera publike.
7. Planifikimi i ndërtimeve dhe caktimi i kushteve ndërtimore për ndërtimin e ndërtesave të kategorive dhe
llojeve të ndryshme.
8. Shqyrtimi dhe analizimi i kërkesave për leje ndërtimore në pajtueshmëri me dokumentet e planifikimit
hapësinor.
9. Monitorimi i zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor. 10. Përgatitja e draft raporteve vjetore
mbi bazën e monitorimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.
11.Kryen edhe detyra të tjera në kuadër të përgjegjësive të caktuara për DPUMM-në.
Kërkesat e përgjithshme formale
◦ Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Inxhinieri e
Ndërtimit,Inxhinier Strukturore, Inxhineri Arkitekturore, Inxhinieri Gjeoteknike, Hidroteknikë
◦ Kërkesat specifike: nuk kerkohet.
◦ Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet
procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Mënyra e aplikimit
• Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Burimi: https://konkursi.rks-gov.net