Zyrtar për Çështje Psikologjike

Application ends: 11/19/2025
Apply Now

Job Description

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

1. Vlerëson statusin zhvillimor, psikologjik, emocional dhe të sjelljes së fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve
bazuar në matjet psikologjike të standardizuara, teknikat projektuese dhe vendimet tjera profesionale,
vlerëson nevojat e familjeve dhe përcakton ne bashkëpunim të ngushtë me familjet llojet e shërbimeve në
kuadër QPS-së.;
2.Punë këshillëdhënëse me familjet dhe fëmijët në fushën e shërbimeve sociale dhe kujdesit për fëmijë;
3.Përkrah procesin e hartimit të planeve familjare të zhvillimit dhe punë me fëmijët dhe familjet bazuar në
ato plane,
4.Jep ndihmë prindërve, për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre në mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve;
5.Organizon aktiviteteve rekreative dhe edukative për fëmijë, të rinjë dhe familje;
6.Organizon terapi individuale, familjare dhe grupore;
7.Identifikon burime të mundshme të ndihmës nga komuniteti;
8 Siguron zbatimin e të gjitha parimeve dhe procedurave që dalin nga Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve
dhe vepron në përputhje me to;
9.Menaxhon lendet e femijeve të lënë pas dore, të keqtrajtuar, viktima të abuzimit, të trafikuar etj;
10. Kryen dhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të
arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

 

Kërkesat e përgjithshme formale

◦ Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Shkenca të Psikologjisë
◦ Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se
janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
◦ Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet
procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

 

Mënyra e aplikimit

• Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

 

Burimi: https://konkursi.rks-gov.net