Job Description
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Prokurimit më datë 20-11-2025 shpall konkurs pune:
Zyrtar/e i/e prokurimit
Departamenti i Prokurimit • Prishtinë ,Prishtinë
Full time
Numri pozitave: 1
Data e publikimit: 20-11-2025
Data e skadimit: 05-12-2025
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Përgatit draft-kontrata për tender sipas kërkesave dhe specifikimit teknik
- Përgatit kontratat përfundimtare sipas ofertës së fituesit
- Përgatit amendamentet për kontrata
- Përgatit marrëveshjet si memorandumet apo marrëveshjet e bashkëpunimit për kompaninë
- Bashkëpunon ngushtë me Zyrën ligjore për përgatitjen e kontratave
- Përcjell Sigurimin e ekzekutimit të kontratave dhe afatet e Sigurimit për kontratat e përgatitura
- Përgatit dokumentacione për ndërprerjen e kontratës
- Merr pjesë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për çdo kontratë
- Përgatit njoftimin mbi nënshkrimin e kontratës për çdo kontratë që nënshkruhet
- Përgatit raporte në baza javore apo mujore varësisht nga kërkesa e Udhëheqësit
- Përgatit, skanon dhe arkivon në formë fizike dhe elektronike kontratat dhe sigurimet e ekzekutimit në arkivin e Prokurimit
Kërkesat dhe kualifikimet
- Kualifikim Universitar, Fakulteti Juridik
- Njohuri Juridike dhe Ekonomike
- Të kuptoj, shkruaj dhe flas gjuhët: Shqipe dhe Angleze. Preferohen edhe gjuhët Turke dhe Serbe
- MS Office dhe programe të tjera që mund të jenë të nevojshme gjatë punës
- Njohuri të Ligjeve të Kosovës, specifikisht Ligjin e Prokurimit
- Njohuri të Procedurave të Prokurimit, njohuri administrative dhe të përpilimit të kontratave
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative, analitike dhe kontrolluese
- Aftësi për punë ekipore dhe i/e hapur për bashkëpunim
- Aftësi për të gjeneruar zgjidhje të efektshme dhe pragmatike të situatave të reja dhe problemeve që paraqiten
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.
APLIKO: https://careers.keds-energy.com/job-vacancy/1093/apply