Job Description
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
1. Detyrat e Udhëheqësit të Drejtorisë Rajonale janë me sa vijon
1.1. është përgjegjës për drejtimin, koordinimin, bashkëpunimin dhe kontrollin e përmbushjes së detyrave
të Drejtorisë Rajonale;
1.2. bashkëpunon dhe lidh marrëveshje me institucione publike dhe organizata joqeveritare për
ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative ne nivel rajonal;
1.3. mban kontakte dhe bashkëpunon me gjykata, prokurori, institucione korrektuese dhe institucione tjera;
1.4. mban kontakte dhe raporton në drejtorinë e përgjithshme;
1.5. mbikëqyrë dhe vlerëson rezultatet e punës së zyrtarëve si dhe mbikëqyrë dhe koordinon të gjitha
aktivitete e drejtorisë rajonale;
1.6. kryen detyra të tjera sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkesës së udhëheqësit;
1.7. Udhëheqësi i Drejtorisë Rajonale për punën e tij i raporton Drejtorit të Përgjithshëm
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën
08/12/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)