Thirrje për Aplikim në Akademinë për Udhëheqësi në Komunitet – Edicioni në Prizren

09/23/2024
Application deadline closed.

Job Description

THIRRJE PËR APLIKIM NË AKADEMINË PËR UDHËHEQËSI NË KOMUNITET – EDICIONI NË PRIZREN
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton 18-24 vjeçarët/et nga Kosova të aplikojnë për tu bërë pjesë e edicionit të katërt të Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet, e cila zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare që zbatohet në partneritet me misionin e USAID në Kosovë.
Programi i Akademisë, i cili ofrohet falas, është hartuar në bashkëpunim me Street Law, organizatë prestigjioze në fushën e edukimit jo-formal me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I njëjti ofron trajnim dhe përgatitje profesionale përmes punëtorive, takimeve dhe punës praktike që iu mundësojnë të zhvilloni aftësitë për organizim dhe zbatim të nismave në komunitet, si dhe të ndërtoni rrjet me aktivistë e profesionistë tjerë. Merrni pjesë në program dhe bëhuni qytetarë aktiv dhe të përgjegjshëm në komunitetin dhe vendin ku jetoni. Ky program është eksperiencë unike që zhvillohet nga trajnerë me njohuri dhe përvojë të dëshmuar.
Kush mund të aplikojë?

Të gjithë të rinjtë dhe të rejat e moshës 18-24 vjeç nga Kosova janë të ftuar të aplikojnë në këtë mundësi transformuese. Duke pasur parasysh vendin se ku do të mbahet Akademia, përparësi do të kenë aplikantët të cilët vijnë nga rajoni i Prizrenit (komuna e Suharekës, komuna e Malishevës, komuna e Dragashit dhe komuna e Mamushës).
Programi i dedikohet të rinjëve që dëshirojnë të zgjerojnë njohuri dhe aftësi për të kontribuuar në përmirësimin e komunitetit të tyre, qoftë në shkollë, lagje apo organizata lokale. Aplikantët e interesuar duhet të jenë të gatshëm dhe të motivuar për të marrë pjesë dhe për të përfunduar programin e Akademisë, duke përfituar gjithashtu nga mundësitë që ofrohen pas përfundimit të saj.
KCSF njëherazi inkurajon gjithëpërfshirje nga aspekti gjinor dhe etnik.
Afati i fundit për aplikim: 6 tetor 2024, në ora 23:59.
Për më shumë, shkarko thirrjen për aplikim në vegzën: https://tinyurl.com/AUKPrizren

Data e skadimit:06.10.2024 

Apliko Online:https://tinyurl.com/AUKPrizren

Burimi https://tinyurl.com/AplikimiToT