Job Description
Ukaj është kompani me traditë të gjatë në prodhimin dhe shitjen e dyerve dhe produktëve të mobilierisë në Kosovë.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese, Ukaj Company shpall konkurs për 2 punëtorë në montim.
Nëse ke përvojë në montim dhe dëshiron të jesh pjesë e projekteve që lënë gjurmë në treg, bashkohu me ekipin tonë të suksesshëm!
Lokacioni: Magjistralja Pejë – Deqan Rr.186/4 Pejë, 3000
Pozita: Punëtorë në montim
Përgjegjësitë kryesore:
- Montimi i dyerve, kuzhinave, dhomave në terren apo në objekt;
- Sigurimi i cilësisë dhe saktësisë gjatë montimit;
- Fleksibilitet në kryerjen e punëve të ndryshme;
- Bashkëpunimi me ekipin për përfundimin efikas të projektve etj.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Përvojë pune 2-3 vite në montim të dyerve, dhomave, kuzhinave;
- Njohuri bazë teknike dhe kujdes ndaj detajeve;
- Aftësi për të punuar si ekip dhe përkushtim ndaj punës.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
Mënyra e aplikimit:
- Të interesuarit mund të dërgojnë CV në: ukajhr@ukaj.com
- Vetem kandidatet në listen e ngushtë do të kontaktohen
- Afati i aplikimit: 11.2025 – 12.12.2025
Bashkohuni me Ukaj Company dhe bëhuni pjesë e një ekipi që krijon dizajn me vlerë dhe identitet