Punëtor për Pastrim dhe Mirëmbajtje Teknike

10/17/2026

Apply for this job

Email *

Job Description

Profili i Punës –  Punëtor për Pastrim dhe Mirëmbajtje Teknike – Pozitë me Orar të Plotë (fillimi i punës me 1 nentor 2026)

Përshkrimi i punës:

RITK është në kërkim të një punëtori i cili do të ketë përparësi në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të kampusit të RITK, si dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe riparimeve të vogla teknike sipas nevojës. Kjo pozitë mund është me orar të plotë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të brendshme dhe të jashtme të objektit.
  • Sigurimi i higjienës dhe pastërtisë në ambientet e punës.
  • Mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve dhe objekteve brenda ndërtesës.
  • Kryerja e ndërhyrjeve të vogla teknike dhe riparimeve të nevojshme.
  • Kontrollimi dhe sigurimi i funksionimit të sistemeve bazë (elektrike, hidraulike, etj.).
  • Bashkëpunimi me stafin për të siguruar një ambient të pastër dhe të sigurt.
  • Kryerja e detyrave të tjera të ndërlidhura me mirëmbajtjen dhe pastrimin e objektit.
  • Është përgjegjës për lyerje, rikthim të mobiljeve dhe zhvendosje të tyre.
  • Kryen edhe detyra të tjera të lidhura me pozitën, sipas nevojës.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Përvojë pune në pastrim dhe/ose mirëmbajtje teknike (përvoja e mëparshme është përparësi).
  • Aftësi për të kryer riparime të vogla teknike.
  • Përshtatshmëri dhe gatishmëri për të kryer punë fizike.
  • Përgjegjësi dhe kujdes i lartë për detajet.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në
    • Listën e referencave (3 kontakte që përfshijnë adresat e emailit dhe numrat e telefonit celular)

Ju lutemi, dërgoni të gjitha këto dokumente me email në Zyrën e Burimeve Njerëzore në adresën:

hr@auk.org

Aplikimet do të shqyrtohen në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa përparësi do t’u jepet atyre që pranohen deri më 23 tetor 2026.

Pozita do të mbetet e hapur deri në plotësimin e saj
Vetëm kandidatët e përzgjedhur qe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.