Job Description
Ukaj është kompani me traditë të gjatë në prodhimin dhe shitjen e dyerve dhe produktëve të mobilierisë në Kosovë.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese, Ukaj Company shpall konkurs për 1 punëtorë në prodhim.
Nëse keni pasion punën me dorë, kujdes ndaj detajeve dhe dëshirë për të ndërtuar produkte cilësore, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e familjes Ukaj!
Lokacioni: Magjistralja Pejë – Deqan Rr.186/4 Pejë, 3000
Pozita: Punëtor në prodhim
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryerja e detyrave të përditshme në linjën e prodhimit të dyerve, dhomave, kuzhinave dhe elementeve të drurit;
- Përfshirja në procesin e përpunimit, paketimit dhe kontrollit të cilësisë së produkteve përfundimtare;
- Fleksibilitet në kryerjen e punëve të ndryshme;
- Përdorimi korrekt I mjeteve të punës dhe pajisjeve prodhuese;
- Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në ambientin e punës;
- Bashkëpunimi me ekipin për arritjen e objektivave ditore të prodhimit etj.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Përvojë paraprake në prodhim(e preferushme, por jo e domosdoshme).
- Aftësi për të punuar ne ekip dhe për tu pershtatur me orare fleksibile.
- Aftësi për të mësuar shpejt;
- Përkushtim dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave të punës.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient pune professional dhe stabilitet afatgjate
- Trajnime dhe mbeshtjetje në zhvillim profesional
- Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune
Mënyra e aplikimit:
- Të interesuarit mund të dërgojnë CV në: ukajhr@ukaj.com
- Vetem kandidatet në listen e ngushtë do të kontaktohen
- Afati aplikimit: 11.2025 – 12.12.2025
Bashkohuni me Ukaj Company dhe bëhuni pjesë e një ekipi që krijon dizajn me vlerë dhe identitet