Njoftim për Furnizim me Teknikë të Bardhë

10/11/2024

Job Description

Njoftim për Furnizim me Teknikë të Bardhë

Përshkrimi:

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e 5 shporeta elektrike për gatim, 5 stufa me dru për gatim dhe ngrohje, 5 rrobalarëse, 2 frigoriferë për familjet në nevojë, në bazë të projektit “Dimërimi 2024”, ku do të bëhet shpërndarja e paisjeve për familjet në nevojë nga komunat e ndryshme të Kosovës. Përfituesit do të jenë nga të gjitha komunat e Kosovës. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar, me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit.

Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për të përcaktuar sasinë e nevojshme sipas nevojave dhe kërkesave.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Nr. Dokumentacioni ligjor Lloji
1. Certifikate e Biznesit Kopje
2. Certifikata e TVSH-së Kopje
3. Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4. TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nen paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016  

0.00

Kuotimi financiar: Stufa me dru për gatim dhe ngrohje

Nr. Përshkrimi Sasia Çmimi për Njësi Çmimi Total (€)
1. Stufë me dru për ngrohje dhe gatim ( Bardh)  

5

2. Qyng 1 m 5
3. Qyng 0.5 m 5
4. Bërryl 90° 10
5. Total:

Kuotimi financiar: Frigoriferë

Nr. Përshkrimi – Frigorifer Sasia Çmimi për Njësi Çmimi Total (€)
1. * Frigorifer i kombinuar

* Klasa energjisë: A+

* Kapaciteti neto: 213 L

* Kapaciteti i frigoriferit: 171 L

* Kapaciteti i frizit: 42 L

* Shpenzimet e energjisë: 220 kWh /vit

* Përmasat: 143x55x55cm

* Niveli i zhurmës: 42dB

 

2

Kuotimi financiar: Rrobalarëse

Nr. Përshkrimi Sasia Çmimi për Njësi Çmimi Total (€)
1. Kapaciteti: 7 Kg, Rrotullime te paktën: 1000 RPM, programe te paktën: 14, Energjia te paktën: A++.

Garancioni 5 vite.

 

5

Kuotimi: Shporet elektrik

Nr. Pershkrimi Sasia Cmimi
1 Shporet elektrik Pjata gatimi 4x pjata ngrohes, Vellimi i furres 64, Numri i programeve te pjekjes 3, Fuqia ngrohesit te poshtem (W) 1300, Fuqia ngrohesit te siperm (W) 850, Temperatura maksimale e furres 250 grade celsius, Efikaciteti i energjise A, Gjeresia (cm) pa stende 59,5, Lartesia (cm) 88.0, Thellesia (cm) 65.0, Pesha (g) 38,0, Fuqia totale( W) 7165, Furnizimi me energji elektrike 220-240V / 380-415 AC 3N. 5
Total

Kompania duhet të ofrojë garancion të paktën 1 vit për secilin paisje.

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova – Furnizim me teknikë të bardhë” – duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 24/10/2024 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.
VV