Njoftim për Furnizim me serra 50m²-100m²-500m²

09/19/2024

Apply for this job

Email *

Job Description

Njoftim për Furnizim me serra 50m²-100m²-500m²

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë  Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e  brengave dhe nevojave të  familjeve dhe individëve skamnorë  në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e serrave  për familjet përfituese të  projekteve “ Fuqizimi i qëndrueshëm i bujqësisë në Kosovë” ; “Fuqizimi për popullatën në nevojë në Kosovë”; Mbështetja e bujqësisë për njerëzit në nevojë , në kuadër të së cilëve do të shpërndahen rreth 129 Serra me sipërfaqe 0.50 m² , 83 Serra me sipërfaqe 100 m² dhe 5 Serra me sipërfaqe 500 m² , për banorët përfitues nga këto Komuna: Deçan, Lipjan, Malishevë, Klinë dhe Pejë. Familje përfituese do te pajisen me nga një serre me materiale përcjellës, ku përfitues do te jene te gjitha fshatrat në Komunat e Deçan, Lipjan, Malishevë, Klinë dhe Pejë.  Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova ne bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë në Komunat përkatëse do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia e planifikuar siç u potencua më lartë ka mundësi të ndyshohet nga Islamic Relief Kosova e cila rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Periudha e Implementimit: Do të jetë deri më datën 30/04/2025

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

 

Lot 1. Serra 0.50m².

Specifikacioni i serrës nga konstruksioni metalik i zinkuar me sipërfaqe 0.50m²

Aneksi  1  SPECIFIKIMET  TEKNIKE TË  DETYRUËSHME                   

Specifikacioni: Tipi i serës Tunel me dimensione: 10 x 5 x 3.20 m

Përshkrimi teknik për një serë me dimensione  10 x 5 x 3.20 m:

  • Vendosja e bazave.
  • Elementet që formojnë një kapirat të serës:

Brezi I epërm I formuar prej gypit në form rrethore fi 42 x 2mm. L=5m (hapja e fushës ësht 5m).

  • Brezi i poshtëm në formë piramide në gyp 1” 0’ 33mm x 2.0 mm L= 4 m.
  • Mbushja e kapriates me gip metalik Ø 25 x 2.0mm L=4m.
  • Të gjitha lidhjet bëhën me elemente lidhëse me llamarinë të zinkuar 1.5mm me bulona M8 x 30mm, bulonat trapez 6.3 x 33mm.
  • Konstruksioni I serës duhet të jetë nga materjali I zinkuar me standarte të garantuar nga prodhusi.

Shtyllat të formuara prej gypave metalik të zinkuar Ø 42x 2mm, me gjatësi L= 2.2mm.

  • Të gjitha vazhdimet e gypave Ø 42 bën me furje të gypit egzistues.
  • Distanca në mes dy shtyllave ështe 2 metra.
  • Të gjitha lidhjet në mes të harqëve dhe gypave horizontal, bëhen me llamarin me bulona 8 x 32mm dhe mos të bëhet shpurja e gypave.
  • Lidhjet horizontale të konstruksjonit bëhet me kyp Ø 25 x 2mm me tri rende ( dy lart një posht ).

Brinaket janë prej gypi metalik të zinkuar Ø 25mm, me d = 2.

  • Pjeset ballore mbulohen me foli (najllon) 180 mikornë.
  • Montimi I folis ( najllonit ) 180 mikronë, shtangimi bëhet me klipa të plastikës nga PVC-ja të ½. Me garancion 3 deri 5 vjecar.
  • Hapja e dritarve bëhet në menyrë mekanike ½ dhe I porforcuar me klipa PVC të ½, fundi I dritares duhët të jetë 15 cm më posht se pjesa e poshtme e serës.
  • Pjesa e poshtme e serës në vijë gjatësore montohet prej folis 180 mikronë të shtanguar me gyp të ½ në dy vija paralele në distancë prej 70cm të shtangurë me klipa të plastikës 150 mm, si dhe hapja e kanalit në vijë gjatësore dhe anësore në formë të shkronjës “U” me dimenzione 0.30 x 0.30 x 0 .30 m, në të cilën vëndoset folja në vijë gjatësore dhe anësore dhe pastajë mbushët më dhe për mbrojtje anësore në tër gjatësinë e serës.
  • Dera montohet në pjesën ballore të serës me dimenzione 100 cm x 200 cm me foli (montohet një derë në pjesën e prapme).

Vërejtje: Montimi i serës duhet t’i përmbahet përshkrimit teknik.

Kuotimi financiar:

 

I gjithë materiali i përdorur për ndërtimin e konstrukcionit të serrës duhet të jëtë i zinkuar dhe në përpushmëri me specifikimin e detyrushëm të dhënat në dosjen e tenderit.

Lot 2. Serra 100m²

  1. Specifikacioni i serrës nga konstruksioni metalik i zinkuar me sipërfaqe 100 m²
  • Serra “tunel”,me dimensione: gjatësia 20m, gjerësia 5m, lartësia 3.10m, gjerësia në mes mbajtësve 2.00 m;
  • Themelet stop të metalta (210x120x2mm), me anker bazë (Ø 32 thellësi 500mm) dhe ankera përforcues (Ø25,  2 copë thellësi 500m);
  • Konstruksioni i metalit tё zinkuar (shtyllat dhe harqet me gypa të zinkuar  me profil  Ø 42), të gjithë gypat tjerё të  zinkuara  Ø 25  me trashësi të mureve të gypave 2mm;
  • Përgjatë tërë gjatësisë së serrës për montim dhe demontim përdoren kapëset e plastikes;
  • Sistemi i ventilimit përgjatë tërë gjatësisë së serrës në lartësi 55-150 cm në të dy krahët (hapje e dritareve në dy anët përgjatë tërë serrës);
  • Dyert rrëshqitëse (1.5m x 2.0 m, 2 copë) në pjesën e përparme dhe të pasme;
  • Përgjatë tërë gjatësisë sё serrёs nё të jenë të vendosur gypat metalik horizontal pёr vendosjen e sistemin e mbështetjes të bimëve (telave mbajtës për bimë);
  • Folja për mbulim të serrës të jetë antidrip 150-180µ, qëndrueshmëri së paku 3 vite, e cila duhet të përmbajë aditiv special për kushtet klimatike të Kosovës;
  • Konstruksioni i serrës duhet të ketë gjithsejtë 7 vija të lidhjeve me gypa Ø 25 x 2 mm për gjatë tërë gjatësisë së serrës përfshirë këtu  edhe gypat për hapje anësore tё dritareve;

Kuotimi financiar:

 

I gjithë materiali I përdorur për ndërtimin e konstrukcionit të serrës duhet të jëtë i zinkuar dhe në përpushmëri me specifikimin e detyrushëm të dhënat në dosjen e tenderit.

Lot 3. Serra 500m²         

Furnizimi dhe ndertimi I serrav tunel me materiale te zinguar me siperfaqe 500m2,

gjersia e punes duhet te jete 62,5*8m*4,1m.

 

Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën që të zgjedhë për secilin Lot, veç e veç, apo vlerën totale për të gjitha lotët.

Kompania duhet të ofrojë garancion të paktën 1 vit për secilin lotë.

Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet t’i dërgoni në një zarf të mbyllur me titull – “Islamic Relief Kosova – Oferta për Furnizim me – Serra 0.50m² – 100m² – 500m²  – duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr. 10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si më poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresën e lartpërmendur më së voni deri më datën   02  / 10  /2024 në ora 15:00. Çdo ofertë që vjen pas kësaj date do të konsiderohet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.