Njoftim për Furnizim me dru për ngrohje

10/11/2024

Job Description

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e druve për ngrohje për familjet në nevojë me fëmijët jetimë, në bazë të projektit “Dimërimi 2024”, ku do të bëhet shpërndarja e 5 m² dru për 50 familje në të gjitha komunat e Kosovës. Përfituesit do të jenë nga të gjitha komunat e Kosovës.

Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është rreth 250m dru, ku 50 familje planifikohet të përfitojnë nga 5 m² dru, lokacioni në të gjitha komunat e Kosovës, duke përfshirë të gjitha fshatrat. Kjo është sasia e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Operatori obligohet për të realizuar transportimin e nga 5 m² per familje deri në vendin ku do të bëhet shpërndarja e druve. Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjor Lloji
1. Certifikate e Biznesit/Numri fiskal Kopje
2. Certifikata e TVSH-së Kopje
3. Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
5. Vërtetim/leje për shitjen e druve në mënyrë ligjore
6. TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 0.00

Kuotimi:

Nr Përshkrimi Çmimi
1 Një (1) metër dru:
a) Dru të llojit – Ahi
b) Dru të llojit – Bung & Qarr
c) Tjera – Specifiko me fjalë
2 Transporti për kilometër:
Totali:

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova – Furnizim me dru per ngrohej ” – duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 24/10/2024 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.