Job Description
Të gjithë ne e duam pulën, mirëpo ajo çka na dallon ne nga të tjerët janë njerëzit tanë me ide të shkëlqyeshme të cilët fshihen pas suksesit të KFC. Ne besojmë se përkushtimi ndaj punës krijon ndryshimin dhe se puna e shkëlqyeshme duhet gjithmonë të festohet. Jemi shumë energjikë dhe të pasionuar për atë që bëjmë!
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Bën riparime të përgjithshme teknike në restaurante duke përfshirë riparimet makinerike, hidraulike, ujit dhe elektrike, PVC, të xhamave, poqeve elektrike dhe riparime të përgjithshme;
- Monitoron gjendjen e sistemeve elektrike, makinerike, hidraulike dhe siguron funksionalitet teknik;
- Kujdeset në mënyrë racionale për shpenzime dhe mirëmbajtje periodike;
- Kryen mirëmbajtje parashikuese / parandaluese të pajisjeve të restauranteve dhe është pikë kontakti I restauranteve për çështje të mirëmbajtjes dhe riparimeve.
Kualifikimet:
- Të ketë të përfunduar Shkollën e Mesme;
- Të ketë njohuri të përgjithshme për mjetet dhe pajisjet e zakonshme teknike, elektrike, elektronike, hidraulike dhe sistemeve të tjera;
- Minimum 2 vite përvojë pune të demonstruar në fushën teknike si Mirëmbajtës Teknik;
- Shkathtësi manuale, vëmendje ndaj detajeve dhe vetë-iniciativë;
- I/e gatshëm/e të punojë në një ambient pune me dinamikë të shpejt zhvillimi dhe nacionalitete të ndryshme;
- Të jetë i/e gatshëm/e të vijojë trajnime brenda dhe jashtë vendit;
- Patent Shofer, kategoria B.
Çfarë mund të ju ofrojmë ne?
- Pagë të 13-të;
- Sigurim shëndetësor;
- Shujtë ditore falas në KFC (20% zbritje për çdo blerje tjetër);
- Kontratë pune sipas ligjit;
- Trajnim profesional brenda dhe jashtë vendit;
- Ushqim dhe pije falas në zyrë;
- Veturë të kompanisë në dispozicion për të kryer punët dhe detyrat;
- Paisje elektronike (telefon, laptop dhe të tjera) në dispozicion për të kryer punët dhe detyrat;
- Rrjet të zgjeruar kombëtar dhe ndërkombëtar të karrierës
Si të aplikoni?
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ose të dhënat personale dhe historikun e eksperiencës së punës në emailin work@kfc-ks.com,
deri më 19/08/2024. Titulli I email-it të jetë “Mirëmbajtës Teknik”.