Koordinator i Logjistikës – Transport Ndërkombëtar

Application ends: 2025-12-19
Apply Now

Job Description

Skynet Logistic Kosova Shpk

Skynet Logistic Kosova Shpk është një kompani dinamike dhe në rritje, e specializuar në transportin ndërkombëtar të mallrave. Jemi në kërkim të një profesionisti proaktiv dhe komunikues, i cili nuk heziton të kontaktojë klientë të rinj dhe të zhvillojë marrëdhënie të reja biznesi, duke kontribuar drejtpërdrejt në zgjerimin e portofolit të kompanisë.

Pozitë e lirë pune: Koordinator i Logjistikës – Transport Ndërkombëtar

Fusha e Veprimit
  • Organizimi dhe koordinimi i transportit ndërkombëtar të mallrave, nga pika e origjinës deri te destinacioni final.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
  • Marrja, analizimi dhe përpunimi i saktë i informacionit nga klientët për organizimin në kohë të dërgesave
  • Përgatitja dhe dërgimi i ofertave për shërbime transporti; negocimi i kushteve deri në finalizimin e marrëveshjes
  • Kontaktimi aktiv i klientëve të rinj dhe prezantimi i shërbimeve të kompanisë
  • Ndërtimi i marrëdhënieve profesionale dhe ndjekja e kërkesave specifike të klientëve
  • Monitorimi i proceseve logjistike dhe komunikimi i vazhdueshëm me klientët dhe partnerët ndërkombëtarë

 

Kriteret e Kërkuara
  • Minimumi 2 vite përvojë pune në transport ndërkombëtar ose në kompani transporti/shpedicioni
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe bindjeje – veçanërisht në zhvillimin e klientëve të rinj
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhës serbo-kroate konsiderohet përparësi
  • Aftësi të mira organizative dhe orientim ndaj detajeve
  • Proaktivitet, përgjegjshmëri dhe gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik
Aplikimi 

Të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e mësipërme janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në: albana.makashi@skynet.al apo përmes numrit +383 48 115 550

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.