Doktor Specialist i Biokimisë Klinike

09/12/2024
Application deadline closed.

Job Description

KONKURS PËR PRANIM  Doktor Specialist i Biokimisë Klinike

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

Kujdeset për kualitetin e shërbimeve laboratorike;

Përkujdeset për metodën e mbledhjes së materialit biologjik dhe mënyrën e përpunimit të tij;

Kujdeset për mënyrën e diagnostifikimit të analizave hematologjike, analizave biokimike, testeve të hemostazës dhe analizave të urinës;

Përkujdeset për rregullat e dezinfektimit të mbetjeve;

Përkujdeset për pajisjet laboratorike dhe rregullat për funksionimin e saj; Për metodën e përgatitjes së reagensave dhe përdorimit të tyre;

Përkujdeset për kryerjen e analizave laboratorike sipas udhëzimit të mjekut familjar, apo mjekut specialist të ndonjë fushe tjetër;

Jep njoftim profesional për aftësim profesional të kuadrit, infermierëve të laboratorit dhe aparaturës; Është përgjegjës për mirëmbajtjen e dokumentacionit shëndetësor;

Mer pjesë në aftësim profesional shëndetësor, përkushtimin dhe edukimin e punëtorëve Shëndetësorë;

Jep mësime profesionale nga fusha e tij /saj;

Kryen edhe punë të tjera nga fusha e tij /saj profesionale;

Për punën e tij/saj i përgjigjet shefit të shërbimit të diagnostikës dhe kryeshefit të MF të QKMF-së.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kuptimin e cilësisë dhe sasisë bazuar në nivelin profesional që ka,
  • Mirësjellja, kujdesi dhe respektimi i pacientit dhe personelit punues,
  • Pranimi dhe trajtimi përkatës i pacientit,
  • Dhënia e këshillave profesionale me shkrim e me gojë rreth trajtimit të pacientit,
  • Mbikqyr kryerjen e analizave laboratorike sipas udhëzimeve,
  • Ka qëndrim dinjitoz dhe shembullor për të tjerët,
  • Jep mendime profesionale në punën e komisioneve të ndryshme,
  • Kryen edhe detyra të tjera që i kërkon mbikqyrësi për mbarvajtjen e punëve në institucion,
  • Kryen edhe detyra të tjera të veçanta lidhur me profesionin e ngushtë specialistik..

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  2. Të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
  3. Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  4. Të jetë i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
  6. Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik;
  7. Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës;
  8. Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në Ligjin Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale:

Fakulteti i mjekësisë, specializimi biokimi klinike

Licenca e punës: doktor specialist i biokimisë klinike

  1. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
  1. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
  1. Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
  • Testimi me shkrim
  • Intervistë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit:

Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rksgov.net/prizren/category/konkursetnjoftimet/aplikacione/dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkangjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit nr. 2, në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. Prizren

Burimi:(https://konkursi.rks-gov.net)

Apliko Online:(https://konkursi.rks-gov.net)

Afati fundit i Aplikimit:03.10.2024