Bashkëpunëtore Profesionale

Application ends: 11/11/2025
Apply Now

Job Description

Zyra Noteriale “Anduena Gashi Shehu B.I.”

Lokacioni: Rruga “Jusuf Gërvalla” nr. 78 Prishtinë

shpall konkurs për pozitën:

 

Pozita e sakte: Bashkëpunëtore Profesionale

Orari i punës: 08:30 – 16:30 (40 orë në javë)

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Përpilimi i akteve noteriale sipas legjislacionit në fuqi dhe përcjellja e lëndëve te noterja.
2. Shqyrtimi dhe verifikimi i dokumentacionit të palëve për të siguruar plotësinë, saktësinë dhe përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi.
3. Udhëzimi i palëve për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm ligjor.
4. Sigurimi i saktësisë gjuhësore dhe teknike të akteve noteriale.
5. Pjesëmarrja në terren, kur është e nevojshme, për realizimin e shërbimeve noteriale jashtë zyrës, në shoqërim të noterës.
6. Sigurimi i përputhshmërisë së veprimeve noteriale me ligjin dhe asistimi në përgatitjen e akteve.
7. Mbajtja e procesverbalit gjatë seancave trashëgimore dhe kompletimi i lëndëve për vendimmarrje.
8. Kryerja e detyrave të tjera të përcaktuara nga noterja, në kuadër të funksionimit të rregullt të zyrës.

Kriteret:

✓ Diplomë Bachelor në Fakultetin Juridik.
✓ Minimum 2 vite përvojë pune pas diplomimit në fushën juridike; përvoja në zyrë noteriale konsiderohet përparësi.
✓ Aftësi të mira komunikimi, përpikëri dhe përgjegjësi profesionale.
✓ Aftësi për punë në grup dhe bashkëpunim me kolegët.
✓ Aftësi të mira për menaxhimin e kohës dhe organizimin e punës.

Dokumentet e nevojshme (CV, diploma, dëshmia e përvojës së punës, etj.) duhet të dërgohen brenda 10 ditëve nga dita e publikimit të konkursit, në adresën elektronike: anduena.g7@outlook.com

apo edhe të plotësoni formularin online në linkun: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe0ldzYfWlIFqmwnQWwgZilL9FNlunLlRBPUciC6M2T8snIog/viewform

Nr kontaktues: +383 44 711111