Job Description
📍 Lokacioni: Gjilan
🕐 Orari: I plotë
🎯 ÇFARË KËRKOJMË?
- Diplomë universitare në Fakultetin Juridik dhe/apo në Fakultetin Ekonomik (për pozitën nr. 1) ;
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik, preferohet drejtimi Banka dhe Financa(për pozitën nr. 2);
- Të paktën 1 vit përvojë pune profesionale;
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike;
- Njohuri të gjuhës angleze.
Përgjegjësitë kryesore për Pozitën përfshijnë:
- Ofrimi i mbështetjes administrative dhe juridike në komunikimin me institucionet, përcjelljen e procedurave ligjore, përmbarimore dhe kontesteve gjyqësore.
- Asistimi në hartimin, shqyrtimin dhe administrimin e kontratave, akteve juridike, shkresave zyrtare dhe dokumentacionit tjetër të kompanisë.
- Mbështetja në administrimin e proceseve të burimeve njerëzore, përfshirë kontratat e punës, rekrutimin, dosjet e punonjësve, evidencat e vijueshmërisë dhe dokumentacionin lidhur me marrëdhëniet e punës.
- Asistimi në përgatitjen e vendimeve dhe dokumenteve disiplinore, përcjelljen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe procedurave të brendshme, si dhe koordinimin e vlerësimit të performancës dhe zhvillimit profesional të punonjësve.
🔥 ÇFARË FITON DUKE U BËRË PJESË E EKIPIT TONË?
✅ Kontratë të rregullt pune;
✅ Pagë konkurruese + mundësi për bonuse bazuar në performancë;
✅ Avancim në karrierë;
✅ Trajnime dhe zhvillim profesional;
✅ Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
✅ Përfshirje në projekte të reja dhe inovative;
✅ Mundësi për të qenë pjesë e një brendi të prodhuar në Kosovë dhe të orientuar drejt tregjeve ndërkombëtare.
📩 SI TË APLIKOSH?
Dërgo CV-në tënde në:
Në subjekt specifikoni qartë pozitën për të cilën aplikoni.
Aplikimi mund të bëhet edhe fizikisht në zyrat e kompanisë:
Albimi LTD SH.P.K., Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan
📅 Afati i fundit për aplikim: 27.11.2026.