Neptun Kosova

+38338766866 +38338766*** show
info@neptun-ks.com
Open Jobs - 0

About Company

Neptun është emri i markës së kompanisë Neptun Kosova SH.P.K e hapur në vitin 2007 e cila është pjesë e Neptun International. Neptun u themelua në vitin 1993 në Shqipëri, për tu zgjeruar në Maqedoni në vitin 1998.

Neptun në Kosovë nisi aktivitetin e tij në vitin 2007 në qendrën tregtare në Albi Mall si një dyqan modest, pastaj rrjeti u zgjerua me dyqanet në Fushë Kosovë (që tashmë është dyqani më i madh i pajisjeve elektroshtëpiake në Kosovë) , Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Klinë, Suharekë, Lipjan, Vushtrri, Royal Mall, Mitrovicë dhe Podujevë

Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjërë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të IT-së, Smartphone, Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla elektroshtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit.

Neptun si lider në treg, në vitin 2009 ridizajnon konceptin vizual në saje të trendeve dhe tendencave të reja, duke i dhënë një pamje tërësisht moderne dyqaneve të tij.

Neptun është përfaqësues ekskluziv i brendeve më të njohura që kanë bërë kthesë të rëndësishme në botën e teknologjisë dhe aktualisht numëron në portfolion e saj brendet si Beko, Bosch, Candy, LG, Samsung, Sony, Grundig, Fuego, Philips, Apple , HP, Dell, Lenovo, Asus, Alcatel, Acer, Xiaomi, Tefal, Rowenta, Hoobart, Oral-B.

Neptun është lider i tregut për pajsjet elektronike në Kosovë dhe rajon. Neptun vepron në treg si pjesë e Grupit BALFIN, një prej grupeve më të mëdha dhe të suksesshme të biznesit shqiptar.