Zyrtar/e i/e Prokurimit

Application ends: 2025-12-05
Apply Now

Job Description

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Prokurimit më datë 20-11-2025 shpall konkurs pune:

Zyrtar/e i/e prokurimit

Departamenti i Prokurimit • Prishtinë ,Prishtinë

Full time
Numri pozitave: 1
Data e publikimit: 20-11-2025
Data e skadimit: 05-12-2025

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Përgatit draft-kontrata për tender sipas kërkesave dhe specifikimit teknik
  • Përgatit kontratat përfundimtare sipas ofertës së fituesit
  • Përgatit amendamentet për kontrata
  • Përgatit marrëveshjet si memorandumet apo marrëveshjet e bashkëpunimit për kompaninë
  • Bashkëpunon ngushtë me Zyrën ligjore për përgatitjen e kontratave
  • Përcjell Sigurimin e ekzekutimit të kontratave dhe afatet e Sigurimit për kontratat e përgatitura
  • Përgatit dokumentacione për ndërprerjen e kontratës
  • Merr pjesë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për çdo kontratë
  • Përgatit njoftimin mbi nënshkrimin e kontratës për çdo kontratë që nënshkruhet
  • Përgatit raporte në baza javore apo mujore varësisht nga kërkesa e Udhëheqësit
  • Përgatit, skanon dhe arkivon në formë fizike dhe elektronike kontratat dhe sigurimet e ekzekutimit në arkivin e Prokurimit

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Kualifikim Universitar, Fakulteti Juridik
  • Njohuri Juridike dhe Ekonomike
  • Të kuptoj, shkruaj dhe flas gjuhët: Shqipe dhe Angleze. Preferohen edhe gjuhët Turke dhe Serbe
  • MS Office dhe programe të tjera që mund të jenë të nevojshme gjatë punës
  • Njohuri të Ligjeve të Kosovës, specifikisht Ligjin e Prokurimit
  • Njohuri të Procedurave të Prokurimit, njohuri administrative dhe të përpilimit të kontratave
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative, analitike dhe kontrolluese
  • Aftësi për punë ekipore dhe i/e hapur për bashkëpunim
  • Aftësi për të gjeneruar zgjidhje të efektshme dhe pragmatike të situatave të reja dhe problemeve që paraqiten

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

APLIKO: https://careers.keds-energy.com/job-vacancy/1093/apply

Burimi: https://careers.keds-energy.com/job-vacancy