Punëtorë në montim

Application ends: 12/12/2025
Apply Now

Job Description

Ukaj është kompani me traditë të gjatë në prodhimin dhe shitjen e dyerve dhe produktëve të mobilierisë në Kosovë.

Në kuadër të zgjerimit të ekipit dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese, Ukaj Company shpall konkurs për 2 punëtorë në montim.

Nëse ke përvojë në montim dhe dëshiron të jesh pjesë e projekteve që lënë gjurmë në treg, bashkohu me ekipin tonë të suksesshëm!

 

Lokacioni: Magjistralja Pejë – Deqan Rr.186/4 Pejë, 3000

 

Pozita: Punëtorë në montim

 

Përgjegjësitë kryesore:
  • Montimi i dyerve, kuzhinave, dhomave në terren apo në objekt;
  • Sigurimi i cilësisë dhe saktësisë gjatë montimit;
  • Fleksibilitet në kryerjen e punëve të ndryshme;
  • Bashkëpunimi me ekipin për përfundimin efikas të projektve etj.

 

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
  • Përvojë pune 2-3 vite në montim të dyerve, dhomave, kuzhinave;
  • Njohuri bazë teknike dhe kujdes ndaj detajeve;
  • Aftësi për të punuar si ekip dhe përkushtim ndaj punës.

 

Çfarë ofrojmë:
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.

 

Mënyra e aplikimit:
  • Të interesuarit mund të dërgojnë CV në: ukajhr@ukaj.com
  • Vetem kandidatet në listen e ngushtë do të kontaktohen
  • Afati i aplikimit: 11.2025 – 12.12.2025

 

Bashkohuni me Ukaj Company dhe bëhuni pjesë e një ekipi që krijon dizajn me vlerë dhe identitet