Arkitekt/e

11/17/2025
Application ends: 12/12/2025
Apply Now

Job Description

Ukaj është kompani me traditë të gjatë në prodhimin dhe shitjen e dyerve dhe produktëve të mobilierisë në Kosovë.

 

Në kuadër të zgjerimit të ekipit dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese, Ukaj Company shpall konkurs për 2 arkitekt/e.

 

Nëse jeni krijues, të kujdesshëm ndaj detajeve dhe me pasion për ambientet e brendshme, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë profesional ku kreativiteti, bashkëpunimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm janë në qendër të punës sonë.

 

Lokacioni: Magjistralja Pejë – Deqan Rr.186/4 Pejë, 3000

 

Pozita: Arkitekt/e

 

Përgjegjësitë kryesore:

• Kryerja e matjeve të produkteve në terren;
• Përgatitja e dokumentacionit teknik për prodhim;
• Fleksibilitet në kryerjen e detyrave të ndryshme;
• Përdorimi i programeve ArchiCAD dhe AutoCAD;
• Bashkëpunimi me ekipin për zbatimin efikas të projekteve etj.

 

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

• Diplomë në arkitekturë;
• Përvojë pune 2-3 vite në matje dhe përgatitje teknike;
• Njohuri shumë të mira në AutoCAD dhe ArchiCAD (detyrueshme);
• Aftësi të mira komunikimi, kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve;
• Aftësi për punë në ekip dhe menaxhim të projekteve.

 

Çfarë ofrojmë:

• Ambient pune profesional dhe bashkëpunues;
• Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë;
• Përfshirje në projekte kreative dhe inovative;
• Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.

 

Mënyra e aplikimit:

• Të interesuarit mund të dërgojnë CV dhe portfolion e punës në: ukajhr@ukaj.com
• Vetem kandidatet në listen e ngushtë do të kontaktohen
• Afati i aplikimit:12.11.2025 – 12.12.2025

 

Bashkohuni me Ukaj Company dhe bëhuni pjesë e një ekipi që krijon dizajn me vlerë dhe identitet.