Job Description
3 Doktorë të Mjekësisë së Përgjithshme / QKMF Obiliq
Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të, KOMUNËS SË OBILIQIT dhe ISLAMIC RELIEF KOSOVA për implementimin e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Obiliqit” gjatë viteve 2022-2025” me pin kod 020_004574, ISLAMIC RELIEF shpall këtë:
K O N K U R S
TITULLI I PUNËS: DOKTOR/ESHË I/E MJEKËSISË SË PËRGJITHSHME
Nr. i ekzekutuesve: 3 (tre)
Numri i Referencës: IR/RKS/29-2024
Përshkrimi i punës:
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Obiliq të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Obiliqit – zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të QKMF-së dhe ose QMF-së
- Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve duke siguruar edhe referimin në Institucionet shëndetësore gjegjëse
- Evidenton dhe përcjellë sëmundjet infektive sipas rregullave të IKSHP
- I përmbahet etikës mjekësore
- Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës
- Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëmin e Mjekësisë Familjare
- Të ketë vetë iniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore
- I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjësit të QKMF-së dhe/ose QMF-së
- Sipas nevojës kryen edhe vizitat shtëpiake te pacientët kronik
- Sipas urdhrit të Përgjegjësit të QMF-së kryen edhe punët tjera
- Për punën e vet i përgjigjet Përgjegjësit të QMF-së
- Propozon, konsultohet me kolegë për përcaktimin e diagnozës definitive të pacientit, duke i dhënë terapi adekuate
- Jep këshilla-udhëzime me gojë dhe me shkrim për trajtim sa më të mirë të pacientit për të pasur sukses terapia
- Bën ekzaminimin e përgjithshëm të pacientëve pa dallim përkatësie rreth aplikimit të mjekësisë familjare
- Bashkëpunon ngushtë me stafin menaxhues të QKMF
- Merr pjesë në të gjitha takimet profesionale për ngritje dhe edukim rreth mjekësisë familjare
- Është përgjegjës/e për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.
Edukimi, kualifikimi & dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Diplomë Universiteti – Fakulteti i mjekësisë, drejtimi mjekësi e përgjithshme
- Kandidatët të cilët kanë përfunduar fakultetin jashtë vendit, duhet të kenë diplomën e nostrifikuar nga MASHT për të aplikuar
- Licenca për punë / valide
- Vërtetimi që nuk është në hetuesi dhe nuk zhvillohet ndonjë procedurë penale ndaj tij/saj
- Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës (valid) – kandidati duhet të jetë shtetas i RKS
- CV e përditësuar
Aftësitë teknike:
- Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
- Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
- Njohuri në kompjuter
Projekti “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Obiliqit” gjatë viteve 2022-2025”
Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Obiliqit
Vendi i punës: Komuna e Obiliqit, Zonat rurale
Numri i Referencës: IR/RKS/29 – 2024
Kohëzgjatja e kontratës: Për pozitën e lartshënuar është deri më 31 Dhjetor 2025 (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit)
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Afati i aplikimit:
Nga data 16.10.2024 deri më 31.10.2024 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 31.10.2024 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.
Aplikimi bëhet online duke bashkangjitur dokumentet e kërkuara për aplikim në PDF, në linkun: https://forms.gle/2j4ypJDALHZoNwkk6
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe do t’i nënshtrohen procedurave të testimit/vlerësimit.
Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë.
Prishtinë, 16 Tetor 2024