Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

080055555 080055*** show
infokqz@kqz-ks.org
Open Jobs - 3

Send message to "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve"

Follow us

About Company

Organizimi dhe funksionimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur.

KQZ, është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë. Roli i KQZ-së është të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe, mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në të gjitha aspektet për të siguruar që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare.

Përbërja e KQZ-së
KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë. Kryesuesi, emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati i Kryetarit të KQZ-së është (7) vjet, duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës. Dhjetë (10) anëtarët e tjerë të KQZ-së, emërohen si rezultat i nominimeve të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.
Këshillat e KQZ-së
KQZ, për nevoja të brendshme ka themeluar Këshillat e përhershëm. Këshillat i trajtojnë çështjet të caktuara sipas përgjegjësisë, dhe i përcjellin për miratim në formë të rekomandimeve, raporteve dhe konkluzione në mbledhjet e KQZ-së. Komisioni ka 5 këshilla të përhershëm:

Këshilli për marrëdhënie me jashtë trajton çështjet qe kane te bëjnë :Identifikon dhe vendos raporte paraprake me partnerë dhe donatorë te mundshëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Identifikon dhe vendos raporte paraprake me partnerë dhe donatorë te mundshëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Hulumton dhe siguron projekte për trajnim dhe shkëmbim të përvojave për ngritjen profesionale te stafit te Komisionit.
Hulumton dhe siguron projekte për trajnim dhe shkëmbim të përvojave për ngritjen profesionale te stafit te Komisionit.
Identifikon dhe propozon Komisionin krijimin e marrëdhënieve me mekanizma të ndryshme zgjedhore ne botë duke përfshire edhe anëtarësimin e Komisionit në ato mekanizma
Angazhohet për rritjen e bashkëpunimit te Komisionit me trupat menaxhuese te zgjedhjeve ne vendet e rajonit dhe me gjere.
Merret me çështjet protokollare
Identifikon, shqyrton dhe rekomandon Komisionin për pjesëmarrjen e delegacioneve te Komisionit ne ngjarjet ndërkombëtare si konferenca, vëzhgime, trajnime, seminare, punëtori etj.
Angazhohet për ngritjen e vazhdueshme te imazhit te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në opinionin publik.
Per çështjet  qe i shqyrton, i rekomandon dhe  raporton tek Komisioni për ç`do aktivitet të ndërmarrë nga Këshilli.

Këshilli i Personelit trajton çështjet e personelit ne Sekretariat, pajtim me ligjin .
Shqyrton dhe rekomandon organogramin, planin e punësimit, rregulloret për organizimin e brendshëm dhe planin e trajnimit te Sekretariati.
Trajton politika për përmirësimin e kushteve te punës, kompensimin dhe shpërblimin ne baze te natyrës dhe volumit te angazhimit.
Shqyrton propozimet e Sekretariatit për ndryshimet organizative dhe gradimet e stafit.
Shqyrton dhe rekomandon planin e punësimit dhe  përshkrimin e detyrave të punës për personelin jo te përhershëm.
Trajton procedura për emërimin dhe vlerësimin e zyrtareve te lartë.
Kryeshefi i Sekretariatit i raporton Këshillit të Personelit për të gjitha çështjet e personelit të Sekretariatit.
Trajton çështjet tjera te personelit qe janë kompetence e Komisionit.
Këshilli për personel i paraqet Komisionit informata,  raporte me shkrim, rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.

Këshilli i Buxhetit dhe Financa shqyrton:Propozimin e buxhetit vjetor për KQZ-në, buxhetin për zgjedhje, rishikimin e buxhetit dhe fondin e Subjekteve Politike
Pasqyrat financiare periodike dhe përfundimtare, si dhe trendët e shpenzimit
Rialokimin e mjeteve
Propozimet për përmirësimin e raportimit financiar dhe kontrollit
Planin dhe raportet e prokurimit
Arsyeshmërinë e projekteve
Harton raporte për KQZ-në përkitazi me buxhetin.
Çeshtjet tjera financiare qe jane kompetence e komisionit
Çdo propozim duhet të miratohet nga KQZ-ja para se të dorëzohet në Ministrinë e Financave.
Këshilli për buxhet dhe Financa i paraqet Komisionit informata,  raporte me shkrim,  rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.
KQZ-ja mund të kërkojë arsyetim plotësues nga Kryeshefi i Sekretariatit ose Këshilli për çfarëdo shpenzime.

Këshilli për çështje ligjore i trajton :Te gjitha aktet nënligjore te cilat i nxjerr Komisionit
procedurat e zgjedhjeve konform ligjit
parashtresat
zëvendësimet e asamblistëve dhe deputeteve
çështjet qe rekomandon ZRPPC
kontestet brenda subjektit
dhe çështjet tjera ligjore qe janë kompetence e Komisionit
Këshilli çështje ligjore paraqet Komisionit informata,  informata,  raporte me shkrim,  rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.

Këshilli për Operacione Zgjedhore trajton :Planet Operacionale për zgjedhje
Informimin dhe edukimin e votuesve
Doracakun dhe modulin e trajnimit
Dizajnin e fletëvotimeve dhe broshurave
Identifikimin e qendrave të votimit dhe të vendvotimeve
Krijimin e Listave të votuesve me të gjithë votuesit me zotësi juridike për të votuar në zgjedhjet në Kosovë
Përzgjedhjen, themelimin dhe trajnimin e këshillave të vendvotimeve
Ndërmarrjen e aktiviteteve për të siguruar që njerëzit me aftësi të kufizuara të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës
Aktivitete të tjera operacionale qe lidhen me zgjedhjet
Këshilli për Operacione zgjedhore paraqet Komisionit informata,  raporte me shkrim, rekomandime ne lidhje me çështjet qe i trajton.

Sekretariati i KQZ-së
Në kryerjen e përgjegjësive dhe funksioneve të tij, KQZ-së  i ndihmon Sekretariati i KQZ-së i cili i zbaton vendimet e KQZ-së, përgatitë raporte, rekomandime për vendime të KQZ-së dhe siguron ndihmë tjetër të nevojshme administrative për KQZ-në. Sekretariati, gjithashtu, e asiston KQZ-në në zbatimin e funksioneve dhe përgjegjësive të cilat i janë caktuar në pajtueshmëri me rregullativën për zgjedhje.
Zyra për RPPC
Zyra e ngarkuar me përgjegjësi rreth Regjistrimit të Partive Politike funksionon si pjesë e Sekretariatit të KQZ-së.