BRAND MANAGER

6 Shtator, 2023

Aplikoni për këtë punë

Emaili *

Përshkrimi i Punës

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore.
Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar
dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na
bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.
Shpallim konkurs për:

BRAND MANAGER

Përgjegjësitë kryesore:
-Udhëheqja e ekipës, koordinimi i punëve;
-Bënë analiza të tregut dhe biznesit, anketat për monitorimin e çmimeve, përcaktim të çmimeve dhe
promovim të strategjive;
-Planifikon, realizon buxhetin dhe zbaton aktivitete të duhura që do të ndihmojnë në vendosjen e brendit
në treg, ndikon në rritjen e vetëdijes për brendin dhe motivon kërkesën më të lartë nga konsumatorët;
-Përgatit raportin mujor, si një pasqyrë e të gjitha aktiviteteve të marketingut të kryera për brendin, si
dhe rezultate të shitjes;
-Mbikëqyr shitjet dhe analiza e shpërndarjes;
-Drejton trajnimin dhe zhvillimin e ekipit vendor të shitjes;
-Përgjegjës për arritjen e objektivave te caktuara dhe komunikimin me partner;
-Planifikon dhe porosit materiale Promo, zhvillon materiale të prodhuara në vend.

Kushtet e përgjithshme:
-Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
-Preferohet shkollim i lartë professional;
-Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike
të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet, etj.);
-Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
-Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
-Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;

Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:
hr@migros-group.com.
Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur
pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Migros Group

Zona industriale 4, 12000
Prishtinë, Kosovë