Delta Security

+38344528000 +38344528*** show
info@deltasecurity.biz
Open Job - 1

About Company

DELTA Security SH.P.K është Kompani Profesionale në ofrimin e Shërbimeve Private të Sigurisë, e Licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, sipas Legjislacionit dhe Rregullave administrative Ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës dhe e Çertifikuar nga TŪV NORD GROUP sipas standardeve EN ISO 9001:2008 për Menaxhimin e shërbimeve të sigurisë dhe vëzhgimit elektronik.

Zyra qendrore e DELTA Security është në Prishtinë.

DELTA Security ka një rrjet të gjërë të veprimit për ofrimin e shërbimeve të sigurisë në tërë territorin e Kosovës.

Me Delta Security ju mund të gjeni mbështetjën e stafit më të trajnuar profesionalisht që janë gjithmonë të përpiktë, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar në nevojat tuaja në fushën e sigurisë.

Ne ofrojmë shërbime për kategori të ndryshme të klientëve duke filluar nga Shtëpi Private, Biznese të Vogla dhe të Mesme, Korporata, Institucionet Publike, Organizata Vendore dhe Ndërkombëtare, Investitorë të huaj, Ambasada etj, duke dizajnuar përshtatur shërbimin për secilin klient sipas nevojave – kërkesave të klientit si dhe analizën e gjendjës së sigurisë.